Rita Ora marshoi në paradën e saj të modës në rrugët e New Yorkut gjatë Javës së Modës në këtë qytet, shkruan DailyMail.
Këngëtarja shqiptare mahniti me një pamje provokuese, gjersa u pa duke e kaluar natën jashtë në qytetin i cili aktualisht është mikpritës i elitës së stilit. Rita i la pak vend imagjinatës teksa shfaqi fizikun e saj të tonifikuar në palestër në një mini fustan të tejdukshëm me material dantelle.
Sutjenat e saj të zinj dhe pantallonat e ngjashme ishin të ekspozuara në materialin transparent me ngjyrë të verdhë. Pavarësisht se ishte natë, Rita i shtoi më tepër elegancë pamjes së saj mbresëlënëse duke vënë një palë syze të errëta.
Ajo dukej e kënaqur që ishte në qytet për Javën e Modës, duke buzëqeshur ndërsa po shkonte drejt veturës së saj.
Rita ka kaluar dy javët e fundit në Itali, duke marrë pjesë në DVF Awards gjatë Festivalit të Filmit në Venecia së bashku me një sërë eventesh tjera të organizuara nën patronatin e festivalit. /Njeshi/