21.5 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Rita Ora në New York, pak para mbrëmjes së madhe të Met Gala

Rita Ora mahniti me një pallto ngjyrë portokalli të zbehtë të enjten teksa mbërriti në një veshje në New York City përpara mbrëmjes Met Gala. Këngëtarja 33 vjeçe, kishte veshur pallton deri në kyçin e këmbës me një këmishë më të errët portokalli me modele të bukura dhe pantallona të shkurtra.

Ajo mbante syze dielli me përmasa të mëdha portokalli dhe këmbë të zhveshura në kontrast me çizmet elegante dimërore në ngjyrën blu të zbehtë, shkruan DailyMail.

Rita, e cila ndodhet në New York me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, mbante një çantë dore të mrekullueshme në ngjyrë të verdhë limoni.

Ajo po shijon suksesin e linjës së saj të re të flokëve ‘Typebea’ të cilën e lançoi në Sydney në muajin prill.

Mbrëmja Met Gala do të mbahet më 6 maj dhe tema është “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion (Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës)”.

Do të organizohet nga ylli i “Challengers”, Zendaya së bashku me superyllin e muzikës Bad Bunny, Chris Hemsworth dhe Jennifer Lopez.

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...