21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Rita Ora reagon pas fitores së Distria Krasniqit: Kosova lë gjurmë në “Tokio 2020”

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur ta bëjë krenare gjithë Kosovën duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ajo fitoi tri ndeshjet e para dhe pastaj edhe finalen, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë olimpike për sivjet.

Të gëzuar për suksesin e saj janë shprehur të gjithë shqiptarët anë e mbanë trevave, të cilët e kanë përgëzuar skuadrën e Kosovës për suksesin e parë që në nisjen e edicionit të sivjetmë të Lojërave Olimpike.

Krenare me arritje e sotme është shprehur edhe artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora.

Ajo ka shpërndarë në InstaStory postimin e Presidentes Osmani në Instagram, ku krenohet me suksesin e Distrias.

“Urime, Kosova lë gjurmë në Tokio 2020, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike”, ka shkruar Rita Ora në InstaStory.

Mirënjohje për të arriturat e Krasniqit kanë shprehur të gjithë krerët e shtetit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...