Këngëtarja e njohur Rita Ora ka mbetur plotësisht e shokuar gjatë shfaqjes së fundit të spektaklit të famshëm “The Masked Singer”, kur zbuloi se burri i saj, regjisori Taika Waititi, fshihej brenda njërës prej maskotave misterioze të spektaklit.
Waititi, regjisor i njohur për filmat si “Jojo Rabbit” dhe “Thor: Ragnarok”, e kishte mbajtur sekret pjesëmarrjen e tij në spektakël edhe për bashkëshorten e tij, duke e bërë kështu surprizën edhe më të madhe.
Publiku reagoi me entuziazëm dhe ngrohtësi ndaj këtij momenti emocionues, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të veçanta të historisë së spektaklit të njohur ndërkombëtar./Njeshi/