4.3 C
Pec
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Kosova tashmë ka 9 pikë dhe një ndeshje që do të vendoset nga komisionet e UEFA-s, ndërsa rruga për në Ligën B te Kombeve mbetet e hapur.

Dardanët kanë humbur ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” ndaj Rumanisë me rezultat 3-0, ndërsa që atëherë nuk di për humbje.

Dy fitore ndaj Qipros, një fitore ndaj Lituanisë, pastaj barazimi 0-0 deri në minutën e 90-të ndaj Rumanisë, janë rezultatet e Franco Fodas në këtë edicion, shkruan Telegrafi.

Ndeshja e radhës dhe e fundit është ajo mes Kosovës dhe Litanisë që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, por Dardanët tashmë e kanë siguruar pozitën e dytë.

Fitorja do i bënte mire ekipit për ecurinë dhe besimin, ndërsa do të ishte në pritje të vendimit të komisioneve disiplinore.

Nëse Kosova mbetet në vend të dytë, këta janë kundërshtarët e mundshëm të play-offit

Në rastin e parë, nga Grupi 1, mund të ketë një përballje me Kosovës dhe Shqipërisë, në rast se Shqipëria nuk arrin të fitojë ndaj Ukrainës në shtëpi dhe ndeshja mes Çekisë dhe Gjeorgjisë përfundon baras.

Standings provided by Sofascore

Irlanda është një kundërshtarë tashmë i vendosur, pasi ka siguruar vendin e tretë në grupin 2 të Ligës B të Kombeve.

Standings provided by Sofascore

Në grupin 3, Sllovenia është kundërshtari i mundshëm, pasi mban vendin e tretë me 8 pikë, tri më pak se Austria.

Standings provided by Sofascore

Nga grupi i 4-të i Ligës B të Kombeve, Kosova mund të luajë ndaj Uellsit ose Islandës, të cilët kanë një ndeshje direkt për vendin e dytë dhe të tretë. Fitorja dhe barazimi i mjafton Uellsit që është vendas të zërë vendin e dytë.

Standings provided by Sofascore

Shorti për play-off-in e promovimit dhe rënies do të hidhet më 22 nëntor 2024 nga ora 12:00, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...