8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Rivarrimi i Liridona Ademajt nëpërmjet fotografive, Sveçla, Hajdari, Haxhiu e Gërvalla marrin pjesë në rivarrim

Sot, nga fshati Cermjan është zhvarrosur trupi i Liridona Ademajt.

Me kërkesë të familjarëve, rivarrimi është duke u bërë në Rracaj të Gjakovës

Trupi i Liridona Ademajt, u varros të premten në fshatin Cermjan të Gjakovës, nga vjen bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Por pas arrestimit të Murselit si i përfshirë në vrasjen e saj, familjarët kanë kërkuar ta zhvarrosin trupin.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po merr pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt, 30-vjeçares e cila u vra mizorisht të mërkurën në Bërnicë të Prishtinës.

Në rivarrimin e të ndjerës është parë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Mimoza Kusari-Lila, Hajdar Beqa dhe Saranda Bogujevci/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...