27.5 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Rivarrosen dëshmorët e Istogut në Kompleksin Memorial në Vrellë

Sot, nën patronatin e presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, u bë rivarrimi i dëshmorëve të komunës së Istogut në Kompleksin Memorial në Vrellë, me nderime të larta shtetërore.

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati në një postim në Facebook shkruan se dëshmorët prehën në tokën për të cilën ranë.

Lexoni të plotë postimin:

Ditë kjo që tejkalon fjalët — ditë dhimbjeje, por mbi të gjitha krenarie. Në sytë e familjarëve ndjehej thellë pesha e sakrificës, por edhe forca e dashurisë që kishin për bijtë dhe bijat e tyre.

Ne u përkulëm me nderim para gjakut që solli lirinë.

Sot ata u prehën në tokën për të cilën ranë. E ne, të gjallët, mbajmë mbi supe detyrën e përjetshme: të nderojmë kujtimin dhe sakrificën e tyre me vepra e përkushtim.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Faleminderit familjarëve që na lanë trashëgiminë më të shenjtë — lirinë!. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...