19.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Rivian zbulon karakteristikat e modelit të ri

SUV-i i ri R2 nga Rivian është më i vogël dhe më i përballueshëm se modelet e tjera të markës, me një brendësi të projektuar për t’u ndjerë sa më komod brenda tij.

CEO i Rivian, RJ Scaringe, ka njoftuar për detajet e brendësisë së modelit të ri të markës.

Dy dritaret në pjesën e pasme të automjetit hapen për të lejuar qarkullim më të mirë të ajrit.

Në pamje të parë, R2 duket mjaft i ngjashëm me modelin R1S.

Por ajo që e karakterizon është brendësia e tij e cila përfshin hapësirë të mjaftueshme për të akomoduar valixhe të mëdha.

Me sa duket ky model është komod edhe për të bërë gjumin brenda tij për shkak të ulëseve të palosshme.

“Kjo krijon një përvojë të mrekullueshme kampingu brenda automjetit”, tha Scaringe në debutimin e R2.

E përbërë nga teknologji e avancuar, brendësia e R2 i ngjason asaj të Tesla-s pasi shmang butonat duke i zëvendësuar ata me një ekran elegant me prekje.

Një nga veçoritë kryesore të Rivian është një “elektrik dore” në derën e shoferit i cili ndizet kur e shtypni atë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...