9.1 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Rizvanolli e Mjeku: Investimet në Trepçë, prioritet

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli bashkë me zëvendësministrat Getoar Mjeku dhe Nenad Stanojeviq dhe deputeten Arjeta Fejza, kanë vizituar ndërmarrjen e Trepçës dhe Minierën e Stan Tërgut.

Rizvanolli në Horizontin X, thotë se ka takuar punëtorë që punonin në nxjerrje të mineralit e mirëmbajtje të makinave të stërvjetruara.

“Ishte përjetim i veçantë të flasim me ta për së afërmi e të përjetojmë ambientin e vështirë të punës që për minatorët është përditshmëri, por ishte edhe frymëzuese të shohim vullnetin dhe zellin e tyre për punë. Së bashku me kryesuesen e bordit të Ndërmarrjes, Rrezarta Pllana, kryeshefin ekzekutiv, Bashkim Kurti dhe drejtorin e Njësisë, Shyqri Sadiku i siguruam ata që në investimet e planifikuara në Trepçë, pajisjet e mjetet e punës, sigurisë e mbrojtjes për minatorët do të jenë prioritet.

Përkundër sfidave, Trepça ka nevojë që të gjithë të punojmë të unifikuar për të mirën e ndërmarrjes për ta sjellë Trepçën aty ku e meriton, si bosht i zhvillimit ekonomik e shoqëror të Mitrovicës dhe tërë atij rajoni. Bordin dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë periudhë të vështirë për ndërmarrjen i falënderova, e menaxhmentit të ri u urova sukses”, ka shkruar ajo në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...