21.6 C
Pec
E hënë, 5 Qershor, 2023

Rizvanolli: Rezultatet e përmirësimit të menaxhimit të ndërmarrjeve publike kanë filluar të shihen

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se “Rezultatet e përmirësimit të menaxhimit të ndërmarrjeve publike tanimë kanë filluar të shihen”

Rizvanolli ka njoftuar se nga 11 kryeshefat ekzekutivë të emëruar në ndërmarrje publike gjatë mandatit të tyre, 9 prej tyre “kanë eksperiencë në kompani vendore dhe ndërkombëtare, si dhe konsulencë”.

“7 janë tërhequr nga sektori privat, duke sjellur njohuri e përvoja të reja nga këta sektorë dhe 2 prej tyre janë gra”, ka shkruar ministrja Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomisë ka theksuar se “Besimi në Qeverisje si dhe rekrutimi transparent e i bazuar në merita çon peshë!”.

“Rezultatet e përmirësimit të menaxhimit të ndërmarrjeve publike tanimë kanë filluar të shihen”, ka potencuar tutje ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...