16 C
Pec
E hënë, 28 Prill, 2025

Rizvanolli rikujtim ZRRE-së një ditë para vendimit për rrymën: Çdo kosto që mund të jetë shmangur s’duhet të bjerë mbi qytetarët

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar për takimin konsultues që ka zhvilluar këtë javë me Kryetarin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahun, me të cilin ka diskutuar për procesin e shqyrtimit të tarifave të rrymës për këtë vit. Postimi vjen një ditë para se ZRRE të vendosë për tarifat.

Rizvanolli ka deklaruar se ka kërkuar nga Fejzullahu sqarime shtesë rreth disa çështjeve, përfshirë çmimin e kapaciteteve të transmisionit, për të cilat ka thënë se duhet analizë e detajuar, duke shtuar se çdo kosto që mund të ishte shmangur nuk duhet të bjerë mbi qytetarët, por të mbahen përgjegjës operatorët.

“Përveç komenteve të dërguara me shkrim, nga ZRrE kërkova trajtim me prioritet dhe mënyrë proaktive të nivelit të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, përfshirë auditimin e investimeve të deritanishme, uljen e humbjeve teknike me hapa më të shpejtë dhe eliminimin e humbjeve komerciale”, ka shkruar Rizvanolli.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...