27.5 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

Rizvanolli shkruan për vizitën në ‘Hidrodrini’: Presim të vazhdojnë punën e mirë

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Artane Rizvanolli, ka shkruar për vizitën që ka pasur në KRU ‘Hidrodrini’, përkatësisht në Impiantin e Ujërave të Ndotura, ku së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, zv/Ministrin e Ekonomisë Getoar Mjeku dhe Shefin e Njësisë Monitoruese të NP-ve Valon Prebreza, qëndruan ditë më parë.

‘Nga “Hidrodrini” presim të vazhdojnë punën e mirë jo vetëm në zhvillim të ndërmarrjes mirëpo edhe në mbrojtje të mjedisit.’-thuhet mes tjerash në postimin e ministres Rizvanolli.

Postimi i plotë:

“Hidrodrini” përveç furnizimit me ujë të pijshëm në 5 komuna, është zgjeruar edhe në menaxhimin e rrjetit të kanalizimit, zona e shërbimit tani përfshin jo vetëm Pejën, por edhe Deçanin, Junikun, Istogun dhe Klinën, duke arritur një gjatësi të shërbimit prej 584km.

Pas funksionalizimit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura në Pejë në vitin 2022 nga investimi prej 22.1 milionë euro, ujërat e zeza tashmë trajtohen paraprakisht, duke ndikuar në zvogëlimin e ndotjes së lumit Lumbardh të Pejës e në parandalimin e dëmtimit të mjedisit dhe shëndetit publik.

Për të parë nga afër sistemet e reja të transmisionit të ujërave të zeza dhe impiantit të trajtimit të ujërave të zeza, në Gorazhdec të Pejës vizituam këtë impiant së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Zëvendës Ministrin e Ekonomisë Getoar Mjeku, ku u pritëm nga kryeshefi Dri Cena e kyesuesi i bordit Jusuf Nikqi, si dhe anëtarët e tjerë të bordit e menaxhmentit.

Nga “Hidrodrini” presim të vazhdojnë punën e mirë jo vetëm në zhvillim të ndërmarrjes mirëpo edhe në mbrojtje të mjedisit.’-ka shkruar Rizvanolli./Njeshi&RADIO 1/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...