23.3 C
Pec
E enjte, 17 Prill, 2025

Rizvanolli viziton KEK-un, tregon kur rikthehet në funksion Blloku B2

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mbikëqyrur punimet e remontit në bllokun B1 në Termocentralin Kosova B.

Rizvanolli ka hënë se remonti po zhvillohet sipas planit dhe se i paraprin fillimit të modernizimit të turbinës në bllokun B2, që do të fillojë në fund të këtij muaji.

Sipas saj, investimet e këtij viti do t’ia rrisin kapacitetin e kësaj njësie për rreth 15 MW, ndërsa me përfundimin e plotë të rehabilitimit, TC Kosova B do t’i rritet kapaciteti për 80 MW, prodhimi vjetor për 600 GWh, si dhe jetëgjatësia për 20 vite.

“Gjatë vizitës gjithashtu u informova se në Bllokun B2 kishte një rrjedhje, si pasojë e së cilës blloku është dashur të nxirret jashtë funksionit mbrëmë pas mesnate. Megjithatë, ekipet janë duke punuar me intensitet të lartë dhe blloku pritet të rikthehet në funksion deri nesër në orën 08:00 të mëngjesit. Falënderova punëtorët dhe menaxhmentin, të cilët me vetëmohim po punojnë paralelisht në remontin e Bllokut B1 dhe në sanimin e rrjedhjes në Bllokun B2”, ka shkruar Rizvanolli, teksa ka publikuar edhe disa fotografi./njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...