18.2 C
Pec
E diel, 1 Gusht, 2021

Robelli: Perëndimi gaboi kur besoi se Vuçiqi është i interesuar për marrëveshje me Kosovën

Enver Robelli, ka thënë se perëndimi ka gabuar kur ka besuar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi, është i interesuar për marrëveshje me Kosovën.

Robelli ka thënë se për Vuçiqin, Kosova është instrument që përdoret për të luajtur dy role brenda shtetit të tij.

“Unë mendoj që perëndimi ka bërë një gabim të madh që ka besuar se presidenti serb Aleksandër Vuqiqi është i interesuar për marrëveshje. Ai mund të ishte i interesuar për një marrëveshje që nënkupton prishjen e kufijve të Kosovës, sepse për Vuqiqin, Kosova është një instrument për ta luajtur viktimën brenda shoqërisë serbe e në anën tjetër Kosova është edhe instrument që Vuçiqi të duket patriot brenda korpusit politik serb”, ka thënë Robelli në KTV-së.

Sipas tij, në 10 vitet e fundit, jo vetëm Bashkimi Evropian por edhe klasa politike e Kosovës ka rënë në grackën e Vuçiqit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...