27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Robertson: Jam krenar se çka bëmë atëherë dhe që jam në Kosovën paqësore në zemër të Evropës

Sot për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në sheshet e Prishtinës kanë parakaluar njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë.

Ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, tha se mosveprimi i forcave ndërkombëtare do të lejonte vazhdimin e spastrimit të shqiptarëve nga ana e Millosheviqit.

“Pas 78 ditë të bombardimeve, ne e pamë objektivin tonë të plotësuar. Ushtria e Millosheviqit u largua, NATO hyri dhe refugjatët u kthyen në shtëpi. Jam krenar për atë se çka bëmë atëherë, dhe krenar që jam sot këtu, në Kosovën multietnike dhe paqësore në zemër të Evropës”, tha ai.

Më 12 qershor 1999-të, trupat e NATO-s hyjnë në Kosovë duke çliruar përfundimisht vendin nga okupatori serb.

Në këtë ditë u përmbush ëndrra shekullore e popullit të Kosovës për liri./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...