Çifti i njohur shqiptar, Robin dhe Marigona Krasniqi, të cilët kanë qenë shumë në qendër të vëmendjes kohëve të fundit, e kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre.
Boksieri i njohur shqiptar dhe modelja bukuroshe u fejuan në fillim të këtij viti, ndërsa gjatë muajit prill njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë.
Ata e zyrtarizuan martesën e tyre në Gjermani gjatë muajit mars, mirëpo kishin paralajmëruar se do të bënin edhe një dasmë, çifti zgjodhi datën 9 maj për dasmën e tyre në Kosovë duke zgjedhur një prej restoranteve në Prishtinë për këtë ceremoni.