Superylli brazilian i Real Madridit, Rodrygo Goes, ka premtuar një rikthim të shpejtë në fushë, pas tre mungesave radhazi për “Los Blancos”.
Braziliani është gjithashtu në qendër të shumë spekulimeve lidhur me të ardhmen e tij.
Të martën, Rodrygo u largua nga stërvitja me probleme muskulore dhe do të mungojë në ndeshjen kundër RCD Mallorcës.
Gjatë El Clasicos, talenti i ri Victor Munoz zëvendësoi Vinicius Juniorin, ndërsa Rodrygo nuk bëri as nxehmjen para ndeshjes.
Sipas disa raportimeve, Rodrygo i kishte thënë Ancelottit se nuk ndihej mirë psikologjikisht për të luajtur kundër Barcelonës.
Të martën, Ancelotti mbrojti sërish sulmuesin e tij, duke theksuar se frustrimi i Rodrygos vinte vetëm për shkak të problemeve fizike dhe pamundësisë për të arritur formën më të mirë. Të mërkurën, Rodrygo reagoi në rrjetet sociale duke mohuar thashethemet./Njeshi/