Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas sulmit me mjete shpërthyese në kanalin e ujësjellësit “Ibër Lepenc” në Zubin-Potok.
Përmes një postimi në “X”, Rohde ka dënuar sulmin, duke thënë se Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare.
“Dënoj fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që prek komunitetet në mbarë Kosovën. I bëjmë jehonë thirrjeve për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, u shpreh Rohde.
Më herët, kryeministri Kurti e qujati “sulm kriminal” e “terrorist” shpërthimin në Zubin-Potok.