16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Rohde i kërkon Kurtit që sa më shpejtë të formohet qeveria e re

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka folur për takimin e djeshëm që zhvilloi me Kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurtin, të cilit ia ka theksuar përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për heqjen e masave kundër Kosovës.

Në rrjetin social “Bluesky”, ambasadori gjerman i ka përmendur Kurtit edhe rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të qeverisë së re.

“Faleminderit për takimin produktiv Kryeministër! Theksova edhe një herë përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të hequr sa më shpejt masat kundër Kosovës. Theksova gjithashtu rëndësinë e zgjedhjes së shpejtë të Kryetarit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Rohde.

Në takim, sipas njoftimit të ZKM-së ditën e djeshme, u bë e ditur se Kurti ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Gjatë takimit u trajtuan edhe tema të tjera të politikës së brendshme, përfshirë sundimin e ligjit. Një pikë tjetër e diskutimit ishte edhe masat e BE-së ndaj Kosovës, ku kryeministri Kurti përsëriti nevojën për heqjen e tyre”, thuhej në njoftimin e ZKM-së./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...