Ambasadori gjerman në Republikën e Kosovës, Jorn Rohde, është shprehur i lumtur me arritjen e Kosovës në përmirësimin e rezultateve në luftimin e korrupsionit.
Bazuar në vlerësimet e “Transparency International”, Kosova gjatë vitit 2024 është renditur e 73-ta në nivel global, dhe e dyta në rajon.
Krahasuar me vitin 2023, kjo është një rritje prej 10 pozitash në indeks, nga 83 në 73.
Kësaj gjëje i është gëzuar ambasadori Rohde, që rritjen e ka parë që nga ardhja e tij me mision diplomatik, në vitin 2020.