9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Rohde ia “heq kapelën” Kosovës që po i çon armatim Ukrainës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka përgëzuar Kosovën që po i dërgon armatim Ukrainës. Rohde shpërndau postimin e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tregoi në platformën “X” që Kosova vazhdon ta mbështesë Ukrainën në luftën heroike.

Për këtë ambasadori gjerman tha se ky veprim i Kosovës është shumë i lavdueshëm. Ai përmendi faktin që Ukraina akoma nuk e ka njohur Kosovën.

“Edhe pse Ukraina Ukraina ende nuk e njeh Kosovën, qeveria kosovare po e ndihmon Ukrainënnë luftën kundër pushtimit rus duke i mbështetur me pajisje ushtarake. Shumë e lavdërueshme”, ka shkruar Rohde. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...