14.7 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Rohde: Jam dakord me Chollet për themelimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se bie dakord me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Rohde thotë se është koha e fundit që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të zbatohen me shpejtësi.

“Plotësisht dakord me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet se është koha e fundit që të gjitha marrëveshjet e Brukselit të zbatohen me shpejtësi, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Një propozim i Kosovës ende nuk është aty”.

Tutje, Rohde thotë se serbët duhet të kthehen në institucionet e Kosovës pasi tërheqja e tyre s’është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.

“Tërheqja e serbëve nga institucionet nuk është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. Kthimi i menjëhershëm është i nevojshëm dhe duhet të lehtësohet nga të gjithë. Dua të nënvizoj se BE dhe SHBA janë plotësisht në linjë këtu!”, ka shkruar Rohde në Twitter./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...