5.7 C
Pec
E shtunë, 17 Maj, 2025

Rohde kërkon bashkëpunim urgjent për zhbllokim dhe krijim të shpejt të një qeverie stabile

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka reaguar për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe ngërçin e krijuar si rezultat i mos votimit të raportit të Komisionit Verifikues të Mandatave.

Rohde ka thënë se më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës ka mbetur në bllokadë si rezultat “i taktikave bllokuese”.

Diplomati gjerman ka thënë se qytetarët meritojnë politikanë që prioritizojnë Kosovën mbi politikat e partisë.

“Prandaj e përsëris: Duhet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe formimin e shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, ka përfunduar Rohde./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...