Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka mirëpritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, ndaj dialogut me Serbinë.
Përmes një postimi në “X”, Rohde ka shkruar një përkushtim i tillë është një hap kyç drejt disbursimit të parë të planit të rritjes së BE-së.
“Mirëpres përkushtimin e qartë dhe publik të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë të udhëhequr nga BE-ja në një frymë konstruktive. Ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë sipas Planit të Rritjes së BE-së”, ka shkruar Rohde./Njeshi/