4.5 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Rohde nga Berlini: Zgjerimi i BE-së, top prioritet, ka konsensus në nivel të BE-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ndodhet në Berlin në konferencën e ambasadorëve gjermanë që shërbejnë jashtë shtetit, ka shkruar se është e qartë se zgjerimi i BE-së është top prioritet i politikës së jashtme dhe konsensus në nivel të BE-së.

“Pas pjesëmarrjes në dy panele depërtuese mbi zgjerimin e BE-së sot, konkluzioni im kryesor është kristal i qartë: Zgjerimi i BE-së nuk është vetëm prioriteti ynë kryesor në Politikën e Jashtme, por edhe një konsensus në nivel të BE-së që nënvizon rëndësinë e tij të pamohueshme si një domosdoshmëri gjeopolitike” ka shkruar Rohde, në platformën X, pas pjesëmarrjes në mbledhjen e më shumë se 220  shefave të misioneve gjermane të akredituara nëpër botë, ku edhe Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Analena Baerbock ka mbajtur fjalim.

Çështja e zgjerimit të Bashkimit Europian u rikthye në agjendë javën që shkoi kur Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel në Slloveni theksoi se BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë të gatshme për zgjerim në vitin 2030./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...