5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Rohde për Manastirin e Deçanit: Moment historik, hap i rëndësishëm i Kosovës në sundimin e ligjit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për tokat e Manastirit të Deçanit.

Në një postim të bërë në platformën “X”, edhe pse e quan vendim të vonuar, ambasadori gjerman thotë se kjo shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e Kosovës për sundimin e ligjit.

“Më në fund u bë🙌🏽 Edhe pse zbatimi i Kosovës për vendimin e Manastirit të Deçanit ishte shumë i vonuar, ai shënon një hap të rëndësishëm në angazhimin e Kosovës për sundimin e ligjit⚖️. Urojmë qeverinë e Kosovës, të gjithë aktorët politikë të përfshirë dhe Manastirin e Deçanit në këtë moment historik”, ka shkruar Rohde në “X”./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...