Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde tha se vendi i tij do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës.
Duke shpërndarë postimin e presidentes Vjosa Osmani për takimin me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, Rohde shkroi se Gjermania është partnere e besueshme e e palëkundur e Kosovës.
“Partneriteti ynë i ngushtë do të vazhdojë të zhvillohet dhe Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një mike dhe partnere e besueshme, e palëkundur dhe e sinqertë!”, shkroi ambasadori në X.
Osmani tha se “Gjermania ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur për Kosovën”. Me Baerbock, ajo tha se rikonfirmuan “partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”, siç shkroi në Facebook. “Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euro-atlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, ndaj puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve”.
“Ne riafirmuam rëndësinë e angazhimit tonë të përbashkët për bashkëpunim reciprokisht të dobishëm politik, të sigurisë dhe ekonomik. Ndërsa Kosova vazhdon rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike, mbështetja e Gjermanisë do të jetë thelbësore në çdo hap të rrugës”, shkroi Osmani në X./Njeshi/