13.8 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Rohde përgëzon Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e tri marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mirënjohje ndaj kuvendit, pas ratifikimit të tri marrëveshjeve ndërkombëtare që janë derivat i Procesit të Berlinit.

Rohde tha se të tri marrëveshjet do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e Kosovës.

“Do të nxisin masivisht integrimin rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sjellin ato një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate”, shkroi Rohde.

Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës miratoi ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, atë për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor si dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...