15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Rohde reagon për bllokimin e kosovarëve në kufi: Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten

Rreth 15 autobusa me targa të Kosovës janë bllokuar në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Ata janë ndaluar në kufi mbrëmë rreth orës 10 e deri me tani ende nuk janë lejuar të kalojnë.

Lidhur me ketë ka reaguar, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ai e ka mbështetur deklaratën e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila bëri thirrje që Serbia t’i lejojë kosovarët ta kalojnë kufirin Serbi – Kroaci.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lë mbajtësit e letërnjoftimeve dhe pasaportave të Kosovës ta kalojnë kufirin Batrovci, Serbi – Kroaci!.Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka thënë Rohde./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...