27.5 C
Pec
E enjte, 17 Korrik, 2025

Rohde shkon në Deçan për të falënderuar ekipin që shpëtoi dy turiste të huaja në bjeshkët e Sharrit

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, bashkë me kolegë nga ambasada e SHBA-së dhe ambasada e Holanës në Prishtinë, kanë shkuar në Deçan për të falënderuar ekipin e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës që para dy javësh kanë shpëtuar dy turiste të huaja të cilat humbën rrugën dhe u përballën me kushte ekstreme në shtegun ndërkufitar High Scardus Trail, përkatësisht në segmentin 3 pranë liqenit të Livadhit në Brezovicë.

Ambasda gjermane në një postim në Facebook tha se Rohde shkoi atje për të “nderuar heronjtë e Kosovës”.

“Sot, Ambasadori Rohde, së bashku me kolegët e ambasadës holandeze dhe të SHBA-së, vizituan Stacionin e Shpëtimit Malor në Deçan për të falënderuar personalisht ekipin e jashtëzakonshëm të shpëtimit”.

“Vetëm dy javë më parë, këta vullnetarë të përkushtuar iu përgjigjën një emergjence lart në shtegun e  High Scardus Trail në malet e Sharrit, duke sjellë me sukses dy turistë të bllokuar. Aftësia, përvoja dhe profesionalizmi i tyre bënë diferencën!”, shkroi ambasada.

Rohde shprehu vlerësimin e tij të thellë për punën e jashtëzakonshme të ekipit dhe përkushtimin për t’i mbajtur malet e Kosovës të sigurta për aventurierët./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...