4.1 C
Pec
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Rohde: Sulmi i javës së kaluar ishte ndaj integritetit territorial të Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se sulmi terrorist në veri të vendit ishte sulm ndaj integritetit territorial të Kosovës.

Ai ka theksuar se Gjermania qëndron përkrah Kosovës.

“Sulmi i javës së kaluar ishte sulm ndaj integritetit territorial të Kosovës. Vajtuam këtë humbje të jetës me familjen e Afrim Bunjakut dhe mbarë vendin.

Dhe ne e përdorim këtë sulm për të riafirmuar se ne gjithmonë qëndrojmë përkrah Kosovës në mbrojtjen e pozitës së saj të drejtë si anëtare sovrane e familjes evropiane, sepse është bindja jonë e fortë.

Ajo që ishte e vërtetë për një Gjermani të bashkuar në vitin 1990, mbetet e vërtetë për Kosovën dhe gjithë rajonin sot”. ka thënë Rohde në ceremoninë e shënimit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...