Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka vlerësuar progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, duke theksuar ngritjen e saj në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit nga Transparency International.
Përmes një postimi në platformën X, Rohde ka përgëzuar institucionet e Kosovës për këtë arritje, duke theksuar se vendi ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm që nga viti 2020.
“Që nga ardhja ime këtu në 2020, Kosova është ngritur me 31 vende në Indeksin e Transparency International, duke u renditur tani në pozitën e 73-të në nivel global dhe të dytën në rajon pas Malit të Zi. Ky sukses tregon përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit, transparencës dhe qeverisjes së mirë. Vazhdoni me këtë trend pozitiv!”, ka shkruar Rohde./Njeshi/