21 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Roma merr fitore me rezultat të ngushtë ndaj Fiorentinës

Roma ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Fiorentinës në shtëpi në kuadër të javës së 35-të në elitën e futbollit italian.

Mysafirët patën një rast serioz në minutën e 27-të përmes Moise Kean, por goditja e tij u ndal nga Mile Svilar. 

Ishte pikërisht Kean që rrezikoi sërish portën e Romës në minutën e 30-të, por sërish nuk ia doli ta gjejë rrugën e rrjetës. 

‘Giallorossët’ shënuan golin e fitores në minutat shtesë të pjesës së parë përmes Artem Dobvyk, i cili realizoi për 1-0 me kokë. 

Në pjesën e dytë mysafirët patën një tjetër rast të artë shënimi me anë të Rolando Mandragoras në minutën e 66-të dhe ishte një mrekulli për Romën që ajo goditje nuk përfundoi në portë. 

Se Fiorentina ishte e pafat në këtë ndeshje e dëshmoi Kean i cili pati një tjetër rast ideal në minutën e 83-të, por u ndal sërish nga Svilar. 

Me këtë fitore Roma shkon në kuotën e 65 pikëve dhe ngjitet në pozitën e katërt në Serie A.

t

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...