4.7 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Rrahet me mjete të forta një person në Shtime, arrestohen tre të dyshuar

Tre persona dyshohet se kanë rrahur me mjete të forta një person sot në fshatin Belincë të Shtimes. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF në Shtime më pas edhe në Emergjencë në Ferizaj.

Ndërsa policia ka arrestuar tre të dyshuarit: N.Q, 41 vjeçar, S.Q, 44 vjeçar dhe S.Q, 20 vjeçar, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore. Këto informata i dha  zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.

“Me datën 13.03.2024 rreth orës 10:10 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Belincë të Shtimes është një rast i lëndimit trupor, ku tre persona kanë sulmuar me mjete të forta një person tjetër, duke i shkakatuar lëndime trupore, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në QKMF- Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha Veseli /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...