8.2 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Rrahja brutale e politikanit serb, Kurti: Serbia njësoj si Putini, sulmon ata që refuzojnë të mohojnë gjenocidin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i shqetësuar thellë rreth raportimeve se politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, është paralizuar si rezultat i rrahjes nga shërbimi sekret i Serbisë.

Kurti ka thënë se kjo ka ndodhur pas kërkimfaljes që Sanduloviq ka bërë për krimet që Serbia ka bërë në Kosovë gjatë kampanjës gjenocidale.

“Thellësisht i shqetësuar për raportet që thonë se lideri i opozitës serbe Nikola Sanduloviq është paralizuar për shkak të rrahjeve të rënda nga shërbimi sekret serb. Kjo vjen pas kërkimit të faljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë.

“Ky brutalitet i papërshkrueshëm përfaqëson tarifën që qeveria serbe u imponon qytetarëve të saj për guximin për të pranuar të vërtetën dhe për të ndjekur pajtimin. Ai gjithashtu përbën një shkelje serioze të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe një sulm të ngjashëm me Putinin ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit”, ka shkruar tutje Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...