23.2 C
Pec
E hënë, 2 Gusht, 2021

Rrahje masive në Prishtinë, arrestohen tetë të mitur

Tetë të mitur janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Sipas raportit, të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:15 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit pas intervistimit pesë të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa tre të tjerë lirohet në procedurë të rregullt.

“Raportohet se janë arrestuar tetë meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit pesë të dyshuar dërgohen në mbajtje ,ndërsa tre lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...