Një rrahje mes pesë personave, ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Policia ka njoftuar se gjatë përleshjes është përdoruar edhe një mjet i mprehtë (thikë) dhe janë shkaktuar dëme materiale.
Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa mjeti i mprehtë (thikë) është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit një i dyshuar ndalohet në mbajtje.
Ndërsa, të dyshuarit e tjerë, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.