Një person është arrestuar në Pejë pasi pas një mosmarrëveshje në komunikacion, i njëjti së bashku me një te dyshuar tjetër ende i paidentifikuar kanë sulmuar një person tjetër.
Sipas deklarimit te viktimës i dyshuari kishte tentuar që ta sulmoj me një mjet të mprehtë por nuk kishte arritur, ndërsa i dyshuari tjetër e kishte goditur me grusht në kokë dhe ishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati. /Njeshi/