3.2 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Rrahje në Ministrinë e Kulturës, ministri Çeku konfirmon rastin: Do të ndërmarrim veprimet e nevojshme

Një incident u raportua se ka ndodhur Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Siç u raportua në media, sekretari i kësaj ministrie Xheladin Krasniqi, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht zyrtarin Miftar Latifin.

Rastin e ka konfirmuar vetëm Ministri Çeku. Ai në një konferencë për media tha se janë duke i marrë informatat e nevojshme, por potencoi se dhuna brenda institucioneve shtetërore është e papranueshme.

“Informatat jemi duke i marrë, faktet jemi duke i kontrollu, besoj që edhe Policia po e kryen pjesën e saj të punës që është shumë e rëndësishme në këto raste.

“Nuk mund të jap  më shumë informata pasi edhe jam duke i marrë ato indo në çdo minuët e orë që po kalon. Por  aq sa mund të them me siguri është se dhuna ose sulmi fizik është i papranueshëm, i patolerueshëm dhe absolutisht i dënueshëm. Askush pa marrë parasysh kontekstin dhe rrethanat ose arsyet mbrapa nuk ka të drejtë të përdorë dhunë ndaj dikujt tjetër sidomos brenda institucioneve të shtetit. Në momentin që kemi informata të sakta se çfarë ka ndodhur do t’i ndërmarrim veprimet e nevojshme”, ka thënë Çeku në një konferencë për media./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...