Një incident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Pejë, ku rreth 7 persona të dyshuar kanë marrë pjesë në një rrahje.
Njëri nga të dyshuarit ka përdorur një mjet të fortë për të sulmuar të pranishmit.
Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm dy zyrtarë policorë, të cilët ndodheshin jashtë detyrës zyrtare dhe kanë intervenuar për të qetësuar situatën. Gjatë intervenimit njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime të lehta trupore në dorë.
Të dyshuarit gjithashtu kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Katër meshkuj kosovarë janë arrestuar, por pas intervistimit, prokurori ka vendosur t’i lirojë ata në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet. /Njeshi/