Burime spitalore nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës, dekalrojnë se gjatë mbrëmjes të së Martës, kanë pranuar për tretman një person me lëndime të rënda, pasojë e një rrahje që ka ndodhur në qytetin e Pejës.
Jo-zyrtarisht ‘RADIO 1’ mëson se rrahja ka ndodhur në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në oborrin e një qendre tregtare, ndërsa personi i dyshimtë është në kërkim policor.
Nga Zyra për Media e Policisë Rajonale të Pejës, ende nuk janë deklaruar për rastin./Njeshi/