Një rrahje ka ndodhur në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Pejë, përkatësisht tek hyrja kryesore e Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës.
Është dashur intervenimi i disa patrollave të Policisë, për të neutralizuar kacafytjen ku mendohet se janë përfshirë disa persona.
Nga rrahja, së paku një person është ndaluar.
Policia Rajonale e Pejës ende nuk ka folur zyrtarisht për Media./Njeshi&RADIO 1/