16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Rrahje në sheshin e Podujevës, Policia jep detaje

Një rrahje ka ndodhur sot në sheshin e qytetit të Podujevës, ku një person ka marrë lëndime.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo tha se dy të përfshirët janë arrestuar.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një rrahje në Sheshin e qytetit  në Podujevë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes një person është lënduar. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri nga ta i lënduar) të cilët ishin të përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...