-3.2 C
Pec
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Rrahje në Spitalin e Pejës, mjeku sulmoi fizikisht punëtorin

Një rrahje ka ndodhur të hënën në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Një mjek ka sulmuar fizikisht një punëtor të këtij institucioni shëndetësor.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se lidhur me rastin janë intervistuar viktima, i dyshuari dhe dëshmitarët.

“Dje rreth orës 13:44, një punëtor i Spitalit të Pejës ka raportuar se është sulmuar nga një mjek në këtë spital. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistuar viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin”, deklaroi Gashi.

Ai tutje bëri të ditur se me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

“Rasti shkon në procedurë të rregullt dhe është duke u hetuar nga njësiti kompetent policor”.

I pyetur se cili dyshohet se është motivi që çoi deri te sulmi fizik, Gashi tha “një mosmarrëveshje rreth orarit të punës”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...