6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Rrahje të bashkëshorteve e prindërve, policia raporton tetë raste të dhunës në familje për 24 orë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për tetë raste të dhunës në familje.

Shumica prej tyre janë sulme ndaj grave nga partnerët e tyre, ndërsa ka raste edhe të sulmeve të prindërve nga fëmijët e tyre.

Një grua në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj e kishte larguar nga shtëpia atë dhe vajzën e tyre dhe më pas policia i kishte gjetur armë atij në shtëpi.

Më poshtë rastet e dhunës familjare të raportuar nga policia:

DHUNË NË FAMILJE

· Gjakovë 02.12.2023-02:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.

· Malishevë 01.12.2023-NN. Me 02.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Malishevë 02.12.2023, 17:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar babanë e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

· Pejë 02.12.2023-05:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.

· Istog 02.12.2023, 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar djalin e tij dhe i njëjti si pasojë kishte demoluar shtëpinë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE&ARMËMBAJTJE PA LEJE

Prishtinë 02.12.2023, 19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj e kishte larguar nga shtëpia atë dhe vajzën e tyre. Njësiti policor gjatë kontrollës në lokacion ka gjetur dhe konfiskuar një armë të tipit Zoraki si dhe 36 fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë 02.12.2023, 16:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar djali i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Bresje 02.12.2023, 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën është në lidhje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...