11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Rrahman Jasharaj: Gjykata nuk e ka kthyer mbrapsht vendimin e SBASHKU-t

Sipas Jasharajt Letra e Gjykatës thotë se nuk ka gjetur elemente për pezullim por gjithashtu thuhet se nuk do të thotë që nuk do të sillet vendim meritor për kërkesën tone.

Pra ankesa jonë është në Gjykatë  dhe gjykata do të vendos për të , por për momentin nuk është realizur kërkesa për pezullim të vendimit, por vendimi meritor besojmë se do të merret.

Kjo do të thotë që ne fillimisht kemi kërkuar nga Gjykata të pezullohet vendimi i ministrit të arsimit, vendim i cili na obligon neve të zëvendësojmë orët e humbura gjatë grevës, dhe më pas të sillet vendimi i gjykatës në bazë të cilit palët do të jenë të obliguara të veprojnë.

Gjykata në hapin e parë, pra në këtë rast ka thënë se nuk ka elemente që të pezullohet vendimi i MASHT-it, por ankesa jonë e bërë do të vlerësohet në Gjykatë”, theksoi Jasharaj.

Ai bëri të ditur se do të ankohen në afat prej 15 ditësh.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...