Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, është shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Sekretari i përgjithshëm i kësaj sindikate, Ymer Ymeri, ka njoftuar se Jashari sot ka dhënë shenja të përmirësimit në krahasim me ditën e djeshme kur edhe është dërguar në spital.
‘‘Po, po, e vërtetë, fatkeqësisht është e vërtetë, është në spitalin e Pejës. Por ka shenja të përmirësimit. Prej dje është i shtrirë në spital, por në krahasim me gjendjen qysh e ka pas dje, sot është më mirë’’, ka thënë Ymeri.
I njëjti, ka treguar se Jashari për shkak të marramendjes është rrëzuar duke pësuar kështu tronditje.