7.1 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Rrahman Rama: Takim me Kryesinë e Bashkësisë Islame në Vushtrri

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka zhvilluar sonte një takim me Kryesinë e Bashkësisë Islame në Vushtrri dhe me hoxhallarët e këtij qyteti.

Gjatë takimit, u diskutua për nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve, si dhe për zgjidhjet konkrete që mund të ofrohen për të përmirësuar jetën e tyre. Rrahman Rama falënderoi Kryesinë e BIK-ut për mikpritjen dhe vlerësoi kontributin e tyre të vazhdueshëm për komunitetin: “Respekt për punën dhe përkushtimin tuaj në shërbim të qytetarëve tanë.”

Ky takim nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe komunitetit për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Vushtrrisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...