8.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Rrahmani i LVV-së tregon pse është kundër projektligjit për Shëndetin Riprodhues: Ekziston rreziku i përhapjes së incestit

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani,  ku po debatohet për ligjet problematike siç është projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizues të Asistuar dhe Projekt-kodin Civil.

Rrahmani, ka treguar se pse është kundër projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizuaes.

“Një njërën prej neneve thuhet se fertilizimi i asistuar mjekësor është e drejtë edhe e gruas së pamartuar. E dyta, thotë se të drejtën e kanë edhe gratë e pamartuara mbi moshën 18 vjeç dhe pika e tretë e cila është shumë problematike thotë se çdo burrë mbi moshën 23 vjeç ka të drejtë të sterilizimit pa lejen e komisionin shëndetësor. Këto tri pika janë që ne i kemi kundërshtuar si deputetë”, ka thënë Rrahmani.

Ai bëri me dije se kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë t’i largojë nenet me të cilat nuk pajtohen Me tej deputeti i LVV-së ka thënë se është kundër projektligjit pasi ka rrezik të incestit në të ardhmen.

“Ajo për çfarë unë mendoj janë të dëmshme dhe nuk i kontribuojnë shoqërisë është se për shkak se kemi pa procese të tilla që kanë prish familjen dhe kanë qenë të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi. Me këtë ligj të ri që po provohet të kalohet iu mundësohet një vajze 18 vjeçare përmes një donacione që nuk dihet as kush është dhe as nga vjen. Përmes spermatozoidit të atij donatori një vajzë 18 vjeç të kryej procesin e fertilizmit dhe të lindë fëmijën, të cilit i pamundësohet edhe ligjërisht ta njohë kush është baba apo prindi”.

“Kjo ndikon që në të ardhmen të kemi inceste, pasi ne jemi një vend shumë i vogël. Edhe natyrisht një fëmijë i lindur në këtë mënyrë, dhuruesi nëse ka qenë prej Kosovës mund të ketë familjen me gruan dhe që ka fëmije të tjerë dhe këta dy mund të takohet dhe të martohen. Zakonisht dhuruesit janë të njëjtë dhe kemi raste në Holandë, që kanë lind mbi 400 fëmijë prej një dhuruesi, nëse ndodhë kjo në Kosovë, atëherë detyrimisht i dërgojmë drejt incestit”, ka shtuar Rrahmani./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...