Sparta Praga ka arritur të marr një pikë në udhëtim te Stuttgart në kuadër të ndeshjes për rrethin e dytë të fazës së Ligës së Kampionëve pas barazimi 1-1.
Albion Rrahmani dhe Qazim Laçi e nisën ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa Ermal Krasniqi dhe Endri Tuci ishin në bankë.
Gjermanët kaluan në epërsi që në minutën e shtatë, kur realizoi Enzo Millot.
Shifrat u barazuan në 1-1 në minutën e 32-të, përmes Kaan Karinen me një gol të bukur nga një goditje dënimi.
Në pjesën e dytë Stuttgarti dominoi plotësisht, por pa shënuar golin e dytë.
Rrahmani dhe Laçi u zëvendësuan në minutën e 70-të dhe nuk kishin ndonjë paraqitje për të mbajtur në mend.
Ermal Krasniqi u aktivizua në minutën e 81-të te Sparta Praga, ndërsa Indrit Tuci qëndroi në stol./Njeshi